Më 27 tetor, Instituti për Studime Komunikuese (ISK) në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) organizoi prezantimin e Udhëzuesit për trajnuesi – Zhvillimi i aftësive për Arsimim mediatik.
Në prezantim morën pjesë profesorë, mësimdhënës dhe nxënës nga disa shkolla të mesme të vendit. Përfaqësuesit e ISK-ës ua përcollën përvojën e zbatimit të këtij modeli dhe udhërrëfyes në shkollën e mesme “Nikola Karev” , nën udhëheqjen e profesoreshës Snezhana Stankova, si dhe rekomandime për të gjithë edukatorët e interesuar për realizimin e aktiviteteve të ngjashme edukative për audiencën e tyre të synuar.
Udhëzuesi është përpunuar në kuadër të projektit Arsimimi Mediatik Inkluziv dhe Kreativ , i zbatuar në partneritet me KAVI (Finlandë) dhe Universitetin e Firences (Itali).
IKS e ka prodhuar këtë dokument me qëllim që të jetë një udhëzues praktik për këdo që dëshiron të zbatojë programe për arsimim mediatik, qoftë kjo shkollë apo organizatë qytetare.
Ngjarja u mbajt në kuadër të Ditëve të Arsimimit Mediatik 2023.