Si do të duken mediat, gazetaria dhe informimi në vitin 2050? Çfarë roli do të kenë inteligjenca artificiale, arsimimi mediatik dhe qytetarët në formësimin e hapësirës së ardhshme informative?
Këto pyetje do të jenë në fokus të ligjëratës së Aleksandra Temenugovës nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), e cila më 29 tetor 2026 do të marrë pjesë në serinë e katërt globale të ligjëratave të Katedrave të UNESCO-s, me titull “Bota në vitin 2050 – Formësimi i së ardhmes” (The World in 2050 – Designing Futures).
Kjo seri organizohet nga Katedra e UNESCO-s pranë Eurac Research në Bolzano të Italisë, në bashkëpunim me Universitetin Katolik Eichstätt-Ingolstadt në Gjermani dhe UNESCO-n në Paris. Në të marrin pjesë 19 Katedra të UNESCO-s nga 13 vende, përfshirë edhe ISK-në, si bartëse e Katedrës së UNESCO-s për Edukimin për të Ardhmen dhe Edukimin Mediatik dhe Informativ.
Temenugova do të trajtojë transformimet e mundshme të mediave dhe mjedisit informativ gjatë dy dekadave e gjysmë të ardhshme. Gjatë ligjëratës do të flitet gjithashtu për ndikimin e inteligjencës artificiale, dezinformatat, besimin në informacion dhe gazetari, si dhe rëndësinë e edukimit mediatik dhe edukimit për të ardhmen në formësimin e së ardhmes së dëshiruar.
Përmes kësaj ligjërate, por edhe aktiviteteve të tjera, ISK-ja i bashkohet Ditëve të Arsimimit Mediatik, të organizuara nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AShMAA), duke kontribuar në diskutimin mbi të ardhmen e mediave dhe kompetencat që do t’u nevojiten qytetarëve.
Ligjërata do të mbahet online, në gjuhën angleze, në kuadër të sesionit nga ora 12:00 deri në orën 14:00. Pjesëmarrja është falas, me regjistrim paraprak përmes lidhjes përkatëse.






