“Të drejtat e fëmijëve nuk kanë rënë nga Marsi”, është një lojë e bazuar në ueb në gjuhën maqedonase dhe shqipe, përmes së cilës fëmijët mund, në mënyrë interaktive dhe argëtuese, të njihen me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Loja është porositur nga UNICEF Shkup dhe është zhvilluar në bashkëpunim me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë. Në këtë lojë nenet e Konventës janë shkruar me një gjuhë të kuptueshme për fëmijët dhe shoqërohen me ilustrime vizatimorë. Fëmijët në lojë, duke u identifikuar me personazhe imagjinarë të të huajve, luajnë lojëra në të cilat ujisin lule, gjuajnë balona, ​​luajnë ndjekje dhe vizatojnë grafite. Në këtë mënyrë, ata shprehin krijimtarinë e tyre dhe me secilën detyrë të përfunduar shpërblehen me një të drejtë të re të fëmijës, në formën e një mësimi. Pas përfundimit të të gjitha niveleve, lojtari merr një Certifikatë të Ambasadorit për të Drejtat e Fëmijëve.

Në lojë, ju mund të gjeni materiale dhe video shtesë në lidhje me të drejtat e fëmijës, si dhe një fushë për dërgimin e një ankese tek Avokati i Popullit.

Për të filluar lojën ju vetëm duhet të shkoni në lidhjen

http://detskiprava.mk/games/

UDHZIME PËR SHFRYTËZIMIN E MATRIALEVE PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE

Arsimimi mediatik është ngushti i lighur me realizimin e të drejtave të shumta të njeriut, në veçanti të drejtën për lirinë e shprehjes. Prandaj, ky DVD përfshin materiale të ofruara nga Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë, i cili synon t’i njohë fëmijët me të drejtat e tyre dhe mënyrat si ti përvetësojnëato.

Në këtë segment të DVD -së, së pari mund të gjeni “Konventën për të Drejtat e Fëmijës në një gjuhë të kuptueshme për fëmijët” në gjuhën maqedonase, shqipe, serbe, turke, rome, boshnjake dhe vllahe.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën më 20 nëntor 1989, ndërsa Republika e Maqedonisë e ratifikoi atë më 26 janar 1990 (si pjesë e Jugosllavisë) dhe më 2 dhjetor 1993 (pasi u bë shtet i pavarur). Kjo Konventë është një marrëveshje midis vendeve të ndryshme për të respektuar të njëjtën kuadër ligjor në lidhje me të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale, shëndetësore dhe kulturore të fëmijëve.

Konventa shoqërohet me fletëpalosje – “Avokati i Popullit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës” në tetë gjuhë, me udhëzime se si të plotësoni një ankesë tek Ombudsmani. Me qëllim të përfshirjes më aktive dhe më të gjerë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në kuadër të Avokatit të Popullit është krijuar një departament i veçantë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Gjithashtu, për atë qëllim, në vitin 1999, Avokati i Popullit publikoi dy broshura me këtë temë: “Roli i institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë” në gjuhën maqedonase dhe “Takoni të drejtat tuaja” në Maqedonisht dhe në anglisht.

Nëse ka shkelje të të drejtave të fëmijës, ankesa tek Avokati i Popullit mund të paraqitet personalisht nga fëmija, prindi ose kujdestari në emër të fëmijës dhe një person, organ ose organizatë tjetër që do të zbulojë se një e drejtë e caktuar e fëmijës është shkelur. Avokati i Popullit është i autorizuar të mbrojë të drejtat e qytetarëve si individë, dhe në atë kuadër të drejtat e fëmijëve të garantuara me akte ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën, të cilat janë pjesë e rendit të brendshëm juridik.