Shkup, 27.04.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në hapësirat e Qendrës informuese të BE-së në Shkup, organizoi punëtori ku u prezantua Draft-programi për nxitjen e arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë.
Me ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Agjencia mori obligim që të ndërmerr aktivitete për nxitjen e arsimimin mediatik dhe si rezultat, në Draft-program janë të parapara aktivitetet të cilat Agjencia do të zbaton në vitet e ardhshme në drejtim të inicimit dhe përcjelljes së nivelit të arsimimit mediatik. Arsimimi mediatik është e përzier në kontekstin më të gjerë shoqëror, kulturor dhe politik dhe siç tha drejtori I Agjencisë dr. Zoran Trajçevski, “Agjencia I qaset arsimimit mediatik jo vetëm nga një këndvështrim I qasjes së qytetarëve deri te mediet, por edhe nga aspekti i kuptimit kritik të përmbajtjeve mediatike dhe krijimit të komunikimeve në kontekste të ndryshme”.
Për Draft programin, për arsimim mediatik në Evropë – zhvillimi aktual dhe sfidat e së kaluarës, foli Paolo Çelot, sekretar gjeneral i Asociacionit evropian për interesat e shikuesve – EAVI, ndërsa në cilësinë e medieve në promovimin e arsimimit medatik foli dr. Snezhana Trpevska, të dy si ekspert të projektit të IPA-s “Forcimin e kapaciteteve administrative të trupave të obliguar për telekomunikimet dhe mediet për rregullimin efikas të shërbimeve të reja digjitale dhe shërbimeve të ndryshme” Në punëtori u prezantua edhe versioni maqedonisht i spotit të animuar për aventurën e djaloshit Xhek i cili u shndërrua në Jove me ndihmën e të punësuarve të Agjencisë dhe të Zoran Petrov nga RA Antena 5 i cili e huazoi zërin e tij. Spoti është i emëruar si “Aventurë nëpër arsimimin mediatik”
Në pjesën e dytë të punëtorisë kishte një diskutim në panel për projektet në sferën e arsimimit mediatik të institucioneve – krijuesve të politikave, të qendrave arsimore dhe të shoqatave civile. Përfaqësuesit e Byrosë për zhvillimin e arsimit pranë Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale; Katedra e UNESKO-s për mediet, dialogu dhe mirëkuptimi i përbashkët pranë Shkollës së Lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publik dhe nga Fondacioni Metamorfozis, i prezantuan projektet e tyre të kaluara, të tanishme dhe të ardhshme.
Punëtoria është një hap serioz në drejtim të krijimit të rrjetit të institucioneve dhe organizatave të cilat do të përkrahen dhe do të respektohen mes vete, sepse arsimimin mediatik nuk është dukuri e cila ndodhë në izolim dhe vetvetiu.