Shkup, 23.12.2014 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në kuadër të plotësimit të obligimeve të saja ligjore e nxit arsimimin mediatik për të përcjell trajtimin e gjinive në mediume, organizoi debat të titulluar “Kuptimi kritik i mediumeve – gjinia, të rinjtë dhe arsimimi mediatik” që u realizua në hapësirat e qendrës informative të BE-së në Shkup.
Fjalim përshëndetës gjatë debatit kishte drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dr. Zoran Trajçevski. Ai përkujtoi kompetencën e re të Agjencisë në lidhje me arsimimin mediatik, të futur me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe obligimin e Agjencisë për të përpiluar program të veçantë për arsimimin mediatik. Në një kohë kur asgjë nuk mund të marrin hë për hë, jemi të rrethuar me mediume, jemi të ngopur me informata dhe ndjejmë nevojën për të mësuar vazhdimisht, respekt për çdo ditë të përsosim arsimimin tonë, ndoshta sublimati më i mirë i esencës që qëndron në bazën e arsimimit mediatik është deklarata e filozofit Alvin Tofler: “Në shekullin 21, të paarsimuar nuk do të jenë ata që nuk do të dinë dë lexojnë dhe shkruajnë, por ata të cilët nuk mund të mësojnë, të mbarojnë mësimin dhe përsëri të mësojnë” – tha Trajçevski Njëherë ai potencoi në hulumtimet e treta me radhë, në lidhje me trajtimin e çështjeve të gjinisë në programet e informimit, dhe prezantimin e grave dhe burrave në televizion dhe për konstatimet që kanë të bëjnë jo vetëm me pasqyrën mediatike, por edhe me shprehitë e të rinjve gjatë përdorimit të mediumeve.
Në lidhje me arsimimin mediatik, preznatim mbajti edhe dr.Snezhana Trpevska nga Shkolla e Lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publik, njëherë edhe eksperte në kuadër të projektit të Agjencisë IPA 2009. Trpevska i prezantoi qëllimet kryesore të Agjendës digjitale për Evropën 2020, Direktivën ASHMA nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Deklarata Evropiane për arsimim mediatik.
Të pranishmëve ju drejtua edhe znj. Liljana Popovska, kryetare e Komisionit të Kuvendit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave. Ajo u përqëndrua në konkluzionet që dolën nga hulumtimet e çështjeve gjinore dhe pasqyrimeve dhe prezantimeve të grave dhe burrave në programet e radiodifuzerëve, përderisa rezultatet nga Analiza e mënyrës se si janë trajtuar cështjet gjinore në lajme dhe te radiodifuzerët dhe nga Analiza e mënyrës së pasqyrimit dhe prezantimit të grave dhe burrave në spotet reklamuese i prezantoi mr. Dushica Dimitrovska, nga Universiteti Euro Ballkan. Me analizat ishte përfshirë një ekzemplarë prej 49 edicioneve të programeve qendrore të informimit ditor dhe 33 spote reklamuese komerciale të emetuara në periudhën maj-qershor 2014, në shërbimet programore nacionale televizive (të dy kanalet e shërbimit publik RTM 1 dhe RTM 2, Alfa, Telma, Kanal 5, Alsat –M dhe Sitel.
- Magdalena Davidovska – Dovleva, udhëheqëse e Sektorit për hulumtime dhe zhvillim afatgjatë në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i prezantoi rezultatet nga Hulumtimi i mendimit të publikut për programet e radios dhe televizionit. Rezultatet treguan se në territorin e Republikës së Maqedonisë, kategoria e vetme sipas moshës, për të cilën interneti është burimi më i rëndësishëm i informimit janë të rinjtë, ndërsa të gjitha grupmoshat e tjera më së shpeshti informohen nga televizioni.
Më shumë detaje për hulumtimet janë të shënuara në prezantimet që mund të merren në këto linke:
- Snezhana Trpevska nga Shkolla e Lartë e gazetarisë dhe marrëdhënie me publik
- Dushica Dimitrovska, nga Univerziteti Evro Ballkan
– Rezultatet nga analizat e realizuara në vitin 2014, në lidhje me Gjininë ne programet televizive
- Magdalena Davidovska – Dovleva udhëheqëse e Sektorit për hulumtime dhe zhvillim afatgjatë të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele
– Mendimi i publikut për prezantimin e të rinjve nëpër mediume