Radio MOF bashkohet me #Ditët e Arsimimit Mediatik më datë 27 tetor (e enjte) nga ora 12 me video-diskutimin online “Qartë dhe Zëshëm” me temë: “Si raportojnë mediat për të rinjtë në margjina.”
Fokusi do të jetë tek personat me zhvillim atipik, pra të rinjtë me kushte dhe aftësi të kufizuara të ndryshme, ndaj diskutimi do të hapë pyetje se si i portretizon media në publik, cila është detyra e medias ndaj këtij grupi qytetarësh, por edhe si të përmirësohet dukshmëria e tyre dhe t’i ndihmojmë ata të bëhen pjesë e jetës publike, në vend që t’i margjinalizojmë më tej.
Diskutimi online do të jetë i disponueshëm në faqen e Radio MOF në Facebook: https://www.facebook.com/RadioMOF/