Më shumë se 100 krijues të rinj xhiruan video të shkurtra në punëtoritë për filma të metrazhit të shkurtër dhe dokumentar në Festivalin e Filmit Rinor “Jifoni”, i cili u mbajt nga 4 deri më 8 tetor në Shkup.
Punëtoria e Filmit me metrazh të shkurtër i udhëzoi nxënësit e shkollave të mesme nga zhvillimi i ideve, përmes xhirimeve, deri në postproduksion, ndërsa i prezantoi me elementë dramaturgjikë dhe vizualë si komploti, ngjyra, pamjet dhe montimi. Pjesëmarrësit punuan për të krijuar histori me një strukturë klasike me tre akte, të shprehura vizualisht me gramatikë të saktë filmi.
Në punëtorinë paralele të dokumentarëve të shkurtër, autorë të rinj eksploruan se si dokumentarët përdorin hapësirën dhe emocionet për të krijuar dramë të vendndodhjes. Ata u trajnuan në përdorimin krijues të kamerës, dritës dhe zërit, duke kapur kështu karakterin e vendndodhjes së zgjedhur dhe duke sjellë këndvështrimin e tyre në stilin dokumentar të tregimit.
Të ndarë në ekipe, pjesëmarrësit e punëtorisë krijuan 24 video në të cilat aplikuan teknikat e filmimit dhe aftësitë e mësuara.
Shikoni fotogalerinë nga punëtoria, si dhe një pjesë të atmosferës së punës.
Punëtoritë u organizuan nga Instituti për Studime të Komunikimit dhe IREX si pjesë e Projektit të USAID-it për shkrim e këndim mediatik “Youth Think”.