Në kuadër të programit për grante të vogla nga projekti “Përmes mendimit kritik deri te qytetarë me aftësi mediatike – KriTink”, më 19 tetor 2018, në Qendrën Civile të resurseve Shkup, u realizua takimi njoftues për grantistët. Në kuadër të takimit, gjashtë grantistët nga gjashtë rajonet e ndryshme planore të Maqedonisë, përmes prezantimit të projekteve të tyre, kishin mundësi që të njoftojn opinionin me to, si dhe të shkëmbejnë ide për zbatimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve.
Siç theksoi Filip Stojanovski, Drejtor i Programit në Metamorfozis, qëllimi i projektit, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian përmes IPA-Programit të Shoqërisë Civile dhe Media, është të punojë më shumë me qytetarët, në vend të gazetarëve, për të ngritur nivelin e të menduarit kritik tek qytetarët, sepse dezinformatat dhe fenomenet e tjera negative u drejtohen atyre, dhe jo aq shumë gazetarëve.
– Të rinjtë janë pararojë dhe edukimi i tyre për të menduarit kritik është diçka që, shpresojmë, do të ketë efekte afatgjata, dhe këto projekte dhe efekti i tyre do të kenë një jetë të tyren, e cila do të zgjasë shumë – tha Stojanovski. Goran Lazarov nga “Eurothink”, i cili është një nga koordinatorët e projektit, tha se ngjarja e sotme koordinuese synon të krijojë një rrjet bashkëpunimi midis organizatave që marrin grante, të cilat do të zbatojnë objektivat e projektit kryesor në nivel lokal.
– Qëllimi është që reth temës metë menduarit kritik dhe Arsimimit mediatik në nivelin lokal. Shumë nga aktivitetet e nëngrantistëve lidhen me krijimin e produkteve mediatike, mbajtjen e ngjarjeve publike dhe qëllimi është që të bëhet një lloj rrjetëzimi i të gjitha aktiviteteve dhe kështu të ndikohet në këto çështje në nivel kombëtar – thotë Lazarov.
Projektet do ti realizojnë “Diversiti Media” me “Alsat-M”, DROM nga Kumanova me televizionin “Plus”, Fondacioni “Focus” nga Velesi me “Duma” dhe televizioni KTV, “Ganimed” nga Manastiri me TV “21”, Instituti Maqedonas për Studime Evropiane (MIES) me “Radio Studentore”, si dhe “Media Plus” nga Shtipi me “Kanal 77”.
Për më tepër, takimi u përdor për trajnim ku përfituesve të grantit iu dhanë udhëzime mbi: menaxhimin financiar dhe administrativ të projekteve; për planin për monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të zbatuara, si dhe për mënyrën se si ato do t’i bëjnë projektet e tyre të dukshme për publikun e gjerë dhe mënyrat se si do të komunikojnë me të.
Në takim morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave, si dhe përfaqësues të Rrjetit të Arsimimit mediatik, ku ata theksuan se aktivitetet që subgrantistët planifikojnë të zbatojnë në gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë një ndihmë e madhe për zgjerimin e mëtejshëm të tij dhe zhvillimi.