“Vlerësoj se të gjithë duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në një trajnim të tillë të Arsimimit mediatik. Njohuritë që kam fituar nga trajnimi do të jenë të dobishme për mua në të ardhmen ” – thotë Marija Delovska, studente në PSU SABA – Manastir.
“Punëtoria e sotme ishte shumë interesante dhe edukative. Mësova shumë gjëra për të cilat kisha dëgjuar ndonjëherë, por që nuk ishin plotësisht të qarta për mua. Do të doja të merrja pjesë në punëtori të tilla në të ardhmen ” – thotë Nikola Naumovski, student në PSU SABA – Manastir.
Gjithsej 140 nxënës të shkollave të mesme do të arsimohen në punëtoritë në kuadër të projektit “Tema për Dilemë”.
Nxënësit patën mundësinë të njiheshin më mirë me arsimimin mediatik dhe të menduarit kritik. Ky projekt është realizuar nga Shoqata GANIMED nga Manastiri me partnerin mediatik TV21 dhe është pjesë e projektit “Mendimi kritik për qytetarët me aftësi mediatike – KreTink” i cili zbatohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” dhe “Eurothink” – Qendra për Strategjitë Evropiane. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.
![tema_za_dilema_1](https://mediumskapismenost.mk/wp-content/uploads/2021/09/tema_za_dilema_1.jpg)
![tema_za_dilema_2](https://mediumskapismenost.mk/wp-content/uploads/2021/09/tema_za_dilema_2.jpg)
Qëllimet kryesore të projektit janë inkurajimi i një kulture të të menduarit kritik duke edukuar nxënësit e shkollave të mesme për efektet e dëmshme të manipulimit të mediave në demokraci dhe vlerat evropiane për të cilat përpiqet shoqëria jonë, arsimimi më i gjerë mediatik i nxënësve të shkollave të mesme jashtë arsimit formal , duke krijuar shënjimin e javës së ditëve të arsimimit mediatik nga 5 deri më 9 Nëntor në shkollat e mesme çdo vit, duke rritur kapacitetin e shoqatës dhe mediave të përfshira në projektin për trajtimin e manipulimit të mediave duke përmirësuar arsimimit mediatiknë bashkëpunim me shkollat e mesme.
Projekti “Tema për Dilemë”, i cili në gjashtë muajt e ardhshëm do të zbatohet nga Shoqata GANIMED nga Manastiri me partnerin mediatik TV21, është pjesë e projektit “Mendimi kritik për qytetarët me aftësi mediale – CreTink” të Fondacionit për Internet dhe Shoqëria “Metamorfozë” dhe “Eurothink” – Qendra për Strategjitë Evropiane, dhe financohet nga Bashkimi Evropian.
PËRMBAJTJA E KËSAJ INFORMATE ËSHTË E DREJTË PERSONALE E AUTORËVE DHE NË ASNJË MËNYRË NUK MUND TË KONSIDEROHET SE E REFLEKTON PASQYRËN E UNIONIT EVROPIAN