Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në kuadër të kompetencave të saj ligjore për të inkurajuar zhvillimin e Arsimimit mediatik, përcaktoi nevojën për kërkime mbi edukimin mediatik tek nxënësit e vitit të parë dhe të dytë të arsimit të mesëm për të bërë një vlerësim të synuar të situatës mes të rinjve të kësaj fushe, më saktë të hulumtojë opinionet, zakonet dhe perceptimin e nxënësve me fokus aftësinë e tyre për të menduar në mënyrë kritike dhe për të kuptuar mesazhet mediatike që transmetohen çdo ditë përmes mediave dhe kanaleve të ndryshme informative.
Për nevojat e ASHMA-së, hulumtimi është realizuar nga Agjencia Rejting dhe është mbështetur nga projekti i USAID-it për Arsimimin mediatik “Të rinjtë mendojnë” i implementuar nga IREX, MIM, ICS dhe MOF.
Hulumtimi është publikuar në formën e një publikimi dhe i njëjti gjendet në gjuhen maqedone , shqipe dhe angleze.