Në kuadër të Twining projektit “Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Shërbimit Radiodifuziv Publik”, në bashkëpunim me Tomas Ratgeb, Drejtues i Kompetencës Mediatike, Programit dhe Hulumtimit Mediatik të Institutit Shtetëror për Komunikim në Baden-Virtemberg, Republika Federale e Gjermanisë është përpunuar një Doracak për njohje të dezinformatave.
Doracaku, ndër të tjera, ofron përgjigje se si mund të kontrollojmë nëse/në çfarë mase një lajm/informacion, foto apo video është i vërtetë; si pyetjet bazë gazetareske – Kush?; Kur?; Ku?; Çfarë?; Si?; Pse (që në fakt janë një recetë për të shkruar një lajm) mund të përdoren për të zbuluar informacione të dëmshme; dhe cilat janë teknikat për krijimin e dezinformatave.
Doracaku në formën e një publikimi është në dispozicion në maqedonisht, shqip dhe anglisht.