Duke marrë parasysh ritmin e shpejtë të ndryshimit teknologjik, zhvillimin e teknikave automatike të përpunimit të të dhënave (algoritme) dhe ndikimin e tyre në të drejtat e njeriut, me kërkesë të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, në kuadër të projektit JUFREKS, është përkthyer në gjuhen maqedonase Botimi i Këshillit të Evropës “ Algoritmet dhe të drejtat e njeriut.”.
Publikimi nuk kërkon të adresojë në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha aspektet që lidhen me ndikimin e algoritmeve mbi të drejtat e njeriut, por synon të nxjerrë në pah disa nga çështjet më të rëndësishme aktuale të të drejtave të njeriut për Këshillin e Evropës, si dhe të marrë në konsideratë alternativat e mundshme rregullatore për të cilat Shtetet Anëtare mund të konsiderojnë për të minimizuar efektet e pafavorshme ose për të mbështetur praktikën e mirë.