Shkup, 30.12.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, dje e mbajti takimin e fundit publik për vitin 2016. Në fillim, Drejtori i Agjencisë, dr Zoran Trajçevski i prezantoi aktivitetet që i ka realizuar Agjencia gjatë tremujorit të kaluar, sipas Programit vjetor të punës. Fokusi i Agjencisë në tre muajt e fundit në veçanti ishte i drejtuar kah monitorimi i prezantimit mediatik zgjedhor. Shërbimi profesional i Agjencisë i përpilonte raportet për çdo periudhë 10 ditore, që kishte të bënte me respektimin e dispozitave të Kodit zgjedhor, për informim të drejtë, të balancuar dhe të paanshëm në programin e përgjithshëm si dhe ndalesës për informimin lidhur me aktivitetet e organeve të pushtetit në funksion të prezantimit mediatik zgjedhor të ndonjë subjekti politik; dhe raportet për shkeljet e konstatuara të Kodit zgjedhor, që përpiloheshin nga Agjencia menjëherë pas regjistrimit të këtyre shkeljeve. Për shkeljet e kryera, Agjencia në afat prej 48 orëve pas dorëzimit të Propozimeve nga ana e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik, inicionte procedura për kundërvajtje. Krahas monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor, Agjencia realizoi edhe mbikëqyrje programore, administrative dhe profesionale në pajtim me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele si dhe Ligjin për mediume. Për shkeljet e konstatuara u shqiptuan edhe masa.
Gjatë periudhës së kaluar, Agjencia përpiloi një Studim për konstatimin e arsyeshmërisë për shpalljen e konkursit publik për ndarjen e lejes për emetim të radios në nivel lokal, për rajonin e komunës së Krivogashtanit si dhe disa analiza dhe hulumtime: për strukturën e të punësuarve në industrinë audio dhe audiovizuele gjatë vitit 2015; hulumtim – Televizioni dhe personat me pengesa në shqisa – ofertat dhe nevojat si dhe analizë të Gjinisë në programet televizive në vitin 2016 (sipas Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave). Rezultatet e Analizës së lajmeve dhe reklamave në vitin 2016, i prezantoi Marina Trajkova, e cila mori pjesë në përpilimin e kësaj analize. Njëherë, ajo foli edhe për përfaqësimin e gjinive në mediume si dhe rëndësinë e tyre.
Në aspekt të mënyrave të ngritjes së vetëdijes për arsimimin mediatik në Republikën e Maqedonisë si dhe kontributin për pranimin e arsimimit mediatik nga ana e qytetarëve, pa marrë parasysh moshën, Emilija Petreska – Kamenjarova, udhëheqëse e seksionit për të drejtat e njeriut dhe arsimimit mediatik, së pari e prezantoi versionin në maqedonisht të videos së re nga cikli i spoteve të organizatës ndërkombëtare EAVI, kushtuar arsimimit mediatik, e më pas një pjesë të hulumtimit për nivelin e arsimimit mediatik te popullata e rritur në Republikën e Maqedonisë. Raporti final i këtij hulumtimi do të prezantohet në një ngjarje të veçantë në fillim të vitit të ardhshëm.
Në këtë tremujor përfundoi edhe hulumtimi “Televizioni dhe personat me pengesa në shqisa – ofertat dhe nevojat” e paraparë me Programin trevjeçar për sigurimin e qasjes deri te mediumet për personat me pengesa në shqisa, të miratuar në vitin 2015. Rezultatet e këtij hulumtimi i prezantoi Sasho Bogdanovski, bashkëpuntor i lartë në seksionin për të drejta të njeriut dhe arsimim mediatik. Për qëllimet e këtij hulumtimi u përpilua edhe Pyetësor për atë se sa dhe çfarë oferta ka në programet televizive, dedikuar personave me pengesa në shqisa, ku i njëjti u dërgua deri te të gjitha shërbimet televizive. Gjithashtu u realizuan edhe intervista me përfaqësuesit e organizatave që i prezantojnë
personat me shikim, dhe dëgjim të dëmtuar si dhe deri te organizatat e tjera relevante. Konstatimet e Pyetësorit si dhe intervistat, u prezantuan me rezultatet e tjera të hulumtimit.
Prezantimet nga takimi i katërt publik mund të merren në këto linke:
d-r Zoran Trajçevski
Aktivitetet e realizuara sipas programit vjetor të punës së ASHMAA
m-r Emilija Petreska-Kamenjarova
Niveli i arsimimit mediatik te popullata e rritur në RM
Shtegtimi drejt arsimimit mediatik – Për vetëdijen, Çka bëj un – SPOT
Marina Trajkova