Të dhënat nga hulumtimi “Detektimi i nivelit të edukimit mediatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2019”. Mosha e të anketuarve: 16+
Çfarë përmbajtje
vërehen nëpër
ueb portale?
Për lexuesit, ‘filtri’ më i shpeshtë për kontrollimin e informacioneve (51.7%) është dijenia e tyre e mëparshme për informacionin e caktuar. Mënyra tjetër e kontrollit tek 44% e të anketuarve është pamja e ueb faqes, kurse gati 43% e të anketuarve informacionin e kontrollojnë edhe në burime tjera. Vetëm një e treta e të anketuarve (32%) kontrollojnë nëse domeni i ueb faqes është i rremë, kurse vetëm 24% kanë deklaruar se kontrollojnë nëse ueb faqja posedon certifikatë sigurie.
Në rrjetet sociale
gënjeshtra i ka këmbët e
gjata
Përmbajtjet negative janë dukuri e shpeshtë në rrjetet sociale. Më së shpeshti (61%) e të anketuarve vërejnë informata të përpunuara dhe të rreme të cilat publikohen për qëllime të caktuara. Pothuajse 60% e të anketuarve shpesh nëpër rrjetet sociale vërejnë fyerje dhe nënçmime mbi baza religjioze dhe politike, kurse rreth 58% e tyre shpesh ose ndonjëherë vërejnë fyerje dhe nënçmime mbi bazë etnike dhe religjioze.
Televizioni akoma mbetet burim kryesor i informimit
Pjesa më e madhe e opinionit akoma informohet përmes televizionit, pothuajse 59%. Mediat tjera janë më pak të përdorura si burim i informacionit. Por, pothuajse 36,9% e opinionit informohet përmes publikimeve dhe komenteve të miqve në rrjetet sociale, kurse 27,7% nga lajmet që postohen në rrjetet sociale.
Prej ku
informoheni më
së shpeshti?
Çelësi i sigurisë
përdoret shumë rrallë!
Rreth 54% e të anketuarve shpesh vërejnë përmbajtje të njëanshme tek ueb portalet. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm i të anketuarve (43.7%), konsiderojnë se nëpër ueb portale shpesh mund të vërehen përmbajtje të papërshtatshme.
Shumica e lajmeve të publikuara nëpër portale kanë ngjyrime politike
Portalet shpesh publikojnë përmbajtje që janë nënçmuese për individë dhe grupe mbi baza të ndryshme (etnike, religjioze, gjinore, seksuale etj.)
Televizionet janë më
objektive kur respektohet
liria e mediave
Pjesa më e madhe e të anketuarve (72%) konsiderojnë se vetëm kur televizionet raportojnë lirshëm, atëherë janë edhe objektive. Rreth 31% e të anketuarve besojnë në informatat e publikuara në TV. Madje 68% e të anketuarve konsiderojnë se televizioni ka ndikim në krijimin e opinionit publik për çështje politike dhe çështje tjera shoqërore.
MËNYRA E
INFORMIMIT
Përqindje e lartë e të anketuarve ende e shfrytëzojnë televizionin si medium përmes të cilit informohen, veçanërisht nga TV stacionet e vendit, ndërsa nga televizionet e huaja informohen shumë pak. Tek publiku më i ri burim kryesor janë mediumet sociale dhe digjitale. Shumë shpesh informatat merren nga biseda me familjarë, miq dhe kolegë.
STRATEGJI PËR KONTROLL TË
VËRTETIMI I INFORMATAVE
Përqindje shumë e vogël e të anketuarve bëjnë kontroll të lajmit ose informatës, i krahasojnë shkrimet e publikuara, dhe shumë shpesh i pranojnë informata nga një burim të cilit i besojnë. Por, një përqindje e lartë bisedojnë rreth informatave me anëtarë të familjes, miq dhe njerëz të afërm që të formojnë qëndrim mbi bazë të mendimeve të tjera.
SHFRYTËZIMI I MEDIAVE PËR
PJESËMARRJE NË SFERËN PUBLIKE
FORMA TË PËRGJITHSHME
TË PARTICIPIMIT
Të anketuarit duan të përfshihen në grupe qytetarësh të cilët me iniciativë personale dëshirojnë të zgjedhin problem ose çështje të caktuar, por jo në përqindje të lartë. Nënshkrimi i peticioneve për zgjidhjen e ndonjë problemi ose iniciative të caktuar gjithashtu nuk është në numër të madh, si dhe përfshirja në protesta të qeta publike ose demonstrata..