Hyrje
Anëtaret e Rrjetit për arsimim mediatik gjatë iniciativave dhe aktiviteteve të tyre për avancimin e arsimimit mediatik në vend, shpesh herë bazohen në të dhëna që janë fituar nga hulumtimet e aspekteve të ndryshme të këtij fenomeni: informimit dhe qëndrimit të individëve për përmbajtjet mediatike, aftësitë dhe shkathtësitë të grupeve të caktuara të moshave të popullatës që në mënyrë kritike t’i perceptojnë përmbajtjet, sjelljen dhe praktikat e popullatës në drejtim të përmbajtjeve online, etj.
Qëllimi i këtyre Udhëzimeve është promovimi i të vepruarit etik ndaj të gjithë individëve dhe grupeve të përfshira në hulumtim, por njëkohësisht të nxitet një praktikë e mirë hulumtuese dhe të avancohet kualiteti i planifikimit, zbatimit dhe publikimit të hulumtimeve të arsimimit mediatik.
Me miratimin e Udhëzimeve, anëtarët e Rrjetit për arsimim mediatik pajtohen se do të respektojnë normat dhe udhëzimet etike themelore gjatë zbatimit të hulumtimeve të arsimimit mediatik. Me këtë, ky dokument bëhet obligues edhe për organizatat-anëtare të Rrjetit, si dhe për hulumtuesit individual që punojnë për të.
Etika hulumtuese nënkupton një përmbledhje të vlerave, normave dhe rregullave të sjelljes sipas të cilave udhëhiqet një bashkësi hulumtuese gjatë zbatimit të praktikës hulumtuese, pavarësisht nëse është pjesë e hulumtimeve shkencore ose atyre të aplikuara shoqërore. Udhëzimet për etikën hulumtuese në ndonjë sferë të veçantë i kodifikojnë vlerat dhe normat themelore të bashkësisë hulumtuese e cila merret me atë sferë, por sidoqoftë, ato bazohen në etikën e përgjithshme shkencore-hulumtuese në shkenca shoqërore.
Edhe pse nocioni i etikës hulumtuese ka të bëjë kryesisht me çështjet e mënyrës së veprimit të hulumtuesit me subjektet e përfshira në hulumtim, ajo gjithashtu i përfshinë edhe aktivitetet e tjera në lidhje me realizimin kualitativ të hulumtimeve: planifikimin e hulumtimit, organizimin dhe zbatimin e procesit hulumtues, disimilimin e rezultateve etj.Për më tepër informata në këtë link