Këshilli për Etikën në Media i Maqedonisë (KEMM) dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kanë zhvilluar Udhëzime për Raportim të Sigurt dhe Profesional mbi Coronavirusin (COVID-19) (të cilat janë në dispozicion në gjuhën angleze në https://znm.org.mk/wp-content/uploads/2020/03/Guidelines-for-safe-and-professional-reporting-on-coronavirus-COVID-19.pdf). Udhëzimet për raportimin profesional, të përgjegjshëm dhe etik për koronavirusin janë përgatitur në kuadër të përpjekjeve për të inkurajuar rolin e rëndësishëm të mediave në kuptimin e duhur të shfaqjes së koronavirusit, pasojat e tij dhe mënyrat e parandalimit efektiv. Udhëzimet bazohen në rekomandimet e organizatave ndërkombëtare si Poynter, First Draft, Resource of Journalist, Open Notebook, Reframe, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), gazetarë, shkencëtarë dhe ekspertë me përvojë.
Për më tepër, qëllimi i Udhëzimeve është të ofrojë informacion bazë për mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias në kryerjen e detyrave të tyre në terren dhe në redaksitë dhe studiot, mbi të gjitha, për të mbrojtur veten, por edhe për të mbrojtur të tjerët përreth atyre gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës. Këto Udhëzime u mirëpritën nga UNESCO (https://en.unesco.org/news/unesco-welcomes-press-councils-call-professional-reporting-covid-19-south-east-europe)