Më 19 nëntor, në Shkollën Fillore “Petar Pop Arsov” në Shkup u mbajt një punëtori për Arsimim mediatik “A është trik apo e meriton klikimin tim?”, e organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit dhe e dedikuar për nxënës të klasës së pestë.
Nxënësit e klasës së pestë të Shkollës Fillore “Petar Pop Arsov” treguan se mendojnë në mënyrë kritike dhe dinë të dallojnë se çfarë ia vlen vërtet një klikimi dhe çfarë është vetëm një trik!
Në puëtori në kuadër të Ditëve të Arsimimit Mediatik 2025, studentët patën mundësinë të dëgjonin rreth asaj se çfarë është media, si ndryshojnë gazetarët nga ndikuesit, çfarë është fakt dhe çfarë është opinion, dhe si ta dallojnë kur përmbajtja është një mashtrim… dhe kur meriton vërtet klikimin tonë!
Përmes shembujve, kuizeve dhe diskutimeve të përbashkëta, studentët demonstruan se janë të shkëlqyer në njohjen e informacionit të vërtetë nga manipulimi.






