Në prani të rreth 50 nxënësve të shkollave të mesme, Komisioni për Ankesa pranë Këshillit për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM), më 29 tetor, mbajti një seancë publike, gjatë së cilës u shqyrtuan katër ankesat aktuale dhe u morën vendime nëse mediat e përmendura e kishin shkelur Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë.
Të rinjtë, nxënës të gjimnazeve dhe shkollave të mesme nga Shkupi, Bogdanci dhe Gostivari, pas përfundimit të seancës parashtruan pyetje, duke ngritur tema të rëndësishme dhe aktuale, si paanshmëria në marrjen e vendimeve për ankesat e pranuara, besueshmëria në gazetari dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes.
Seanca publike, e cila tradicionalisht është pjesë e agjendës së Ditëve të Arsimimit Mediatik 2026 në vend, rezultoi tepër e shkurtër për të përmbushur kureshtjen e nxënësve. Megjithatë, KEMM u premton atyre se do të takohemi sërish në të ardhmen për të diskutuar mbi rëndësinë e gazetarisë etike dhe të përgjegjshme, në dallim nga gazetaria manipuluese dhe propagandistike, e cila është e cenueshme ndaj dezinformatave, ndërhyrjeve të huaja dhe gjuhës së urrejtjes.






