Më datë 30 tetor, me fillim nga ora 10:00, në hotelin Limak do të mbahet Konferenca Kombëtare për Arsimimin mediatik në Arsim. Konferenca organizohet nga Instituti Maqedonas për Media dhe IREX në kuadër të projektit të USAID-it për Arsimim mediatik “Të rinjtë mendojnë”.
Në këtë aktivitet, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendra Shtetërore e Provimeve, ASHMA dhe MIM do të prezantojnë aktivitetet e mëparshme lidhur me përfshirjen e Arsimimit mediatik në arsim.