Si të njohim gjuhën e urrejtjes? Çfarë masash duhen marrë për të parandaluar përhapjen dhe pasojat e saj?
Si të forcohen mekanizmat që do të ndihmojnë në luftën kundër gjuhës së urrejtjes?
Anëtarët e Rrjetit për luftimin e gjuhës së urrejtjes në media dhe në internet sot kanë diskutuar për këto çështje me profesoreshën Elena Mihajlova Stratilati nga Fakulteti Juridik në Universitetin “Kiril dhe Metodi” në Shkup.
Këshilli i Etikës në Media i Maqedonisë, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, organizoi punëtorinë me titull “Njohja dhe reagimi ndaj gjuhës së urrejtjes” në kuadër të aksionit global “Ditët Arsimimit mediatik”.