Më datë 30 tetor, nga ora 12:00-14:30 në ambientet e ASHMA-së do të mbahet tryeza e rrumbullakët me temë “Forcimi i integritetit dhe llogaridhënies gazetareske: aktiviteti mediatik paszgjedhor dhe rëndësia e akademive për trajnimin e punonjësve të medias”.
Diskutimi është i ndarë në dy panele, njëri prej të cilëve do të diskutojë respektimin e integritetit në gazetari: sigurimin e llogaridhënies në monitorimin e performancës së qeverisë, ndërsa në të dytin do të diskutohet për Akademinë e Trajnimeve të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë si forcë lëvizëse në ngritjen e kapaciteteve të punonjësit e medias, duke siguruar integritet dhe llogaridhënie. Ngjarja organizohet nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe IFES.