Në organizim të Qendrës për Edukim Rinor dhe në bashkëpunim me Klubin për Çështje dhe Politika Rinore, më 29 tetor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt panel-diskutim me temën “Arsimimi mediatik tek të rinjtë”. të Ditëve të Alfabetizmit Mediatik 2024.
Fokusi i diskutimit ishte edukimi mediatik tek të rinjtë dhe gjendja aktuale e tij, me theks në zhvillimin e të menduarit kritik dhe mbështetjen e arsimit joformal.
Vëmendje e veçantë iu kushtua gjithëpërfshirjes në media, veçanërisht për të rinjtë me dëmtime në shikim dhe dëgjim, si dhe rolit të rinisë politike në formësimin e hapësirës mediatike.
Diskutimi ishte pjesë e projektit të USAID-it “Youth Think”, i zbatuar nga IREX në bashkëpunim me MOF.