Shkolla e Lartë e Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun kohët e fundit shpalli një konkurs për produktin më të mirë mediatik (histori fotografike, poster ose video një minutëshe) të bërë nga nxënës të shkollave të mesme me temën “Do të doja në komunën time të…”. Konkursi zgjat deri më 29 Prill 2018, të tre më të mirët do të marrin shpërblime (tabletë, celular, kamera GoPro), dhe autorët e 10 produkteve më të mira do të marrin pjesë në kampin veror njëjavor për Arsimim mediatik në qershor.
Konkursi është pjesë e aktiviteteve për promovimin e Arsimimit mediatik në arsimin e mesëm në Maqedoni, dhe më shumë informacion në lidhje me kushtet për aplikim dhe formularin e aplikimit mund të gjenden në: http://medium.edu.mk/srednoskolski-medium/izrazi-se-preku-mediumite.