Jeta digjitale sjell shprehi të reja për informacion, komunikim, vetë-përfaqësim dhe socializim. Këto janë gjërat e përditshme që jetojmë, tani dhe këtu. Rrjetet sociale dhe mediat online, nga njëra anë, ofrojnë një mjedis që inkurajon rritjen dhe përparimin, por në të njëjtën kohë sjellin edhe sfida dhe efekte anësore nga digjitalizimi i shpejtë dhe format e lehta të komunikimit.
Andaj, Radio MOF do të fokusohet në temën “Arsimimi mediatik në hapësirën digjitale” përmes një podcast, ku i ftuar do të jetë Dejan Georgievski nga Qendra për Zhvillimin e Mediave, me të cilin do të diskutohet edhe për llojet e reja të mediave si nevojat dhe përgjegjësitë e përdoruesve të tyre.
Me këtë përmbajtje Radio MOF i bashkohet Ditëve të Arsimimit Mediatik. Podkasti do të transmetohet më 26 tetor në ora 12:30 në faqen e Radio MOF në Facebook.