Rrjeti për Arsimim Mediatik, në kuadër të Ditëve të Arsimimit Mediatik, më 30 tetor, me fillim në orën 13:00, do të mbajë takimin e tij vjetor.
Takimi do të mbahet në ambientet e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në katin e dytë.
Në takim do të diskutohet për aktivitetet e deritanishme të Rrjetit, rezultatet e arritura dhe sfidat në avancimin e arsimimit mediatik. Gjithashtu, do të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet anëtarëve të Rrjetit, si dhe aktivitetet e ardhshme që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e edukimit mediatik dhe zhvillimin e qasjes kritike ndaj përmbajtjeve mediatike.
Takimi vjetor paraqet një mundësi për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe propozimeve për forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në promovimin e edukimit mediatik dhe krijimin e një publiku të informuar, me mendim kritik dhe të edukuar në aspektin mediatik.






