Shkup, 19.11.2025 – Në kuadër të Ditëve të Arsimimit Mediatik 2025, më 18 nëntor, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele mbajti punëtorinë “Master Evropian për përballjen me dezinfomata”, e dedikuar për të punësuarit e AShMA-së dhe kryeredaktorët e televiziove dhe radiovenë nivel kombëtare.
Qëllimi i punëtorisë ishte të mbështeste profesionistët në përballimin e sfidave të krijuara nga natyra gjithnjë në ndryshim e dezinformimit online. Në këtë aktivitet, i cili u drejtua nga eksperti holandez Onno Hansen-Staszyński nga organizata DROG dhe projekti Saufex, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjonin më shumë rreth dezinformimit, përmbajtjes manipuluese, çështjeve etike në lidhje me lirinë e shprehjes dhe perspektivave të ndryshme mbi diversitetin në një shoqëri.
Në fund të punëtorisë, u prezantua një aplikacion me një Kuiz për Kompetencën Mediatike të përgatitur nga ish-Kryetari i Këshillit të Agjencisë, z. Lazo Petrushevski. Kuizi është një mjet i mirë për testimin e njohurive në lidhje me njohuritë mediatike tek përdoruesit, i cili ofron pyetje dhe përgjigje të mundshme, si dhe përmbajtje edukative që sqaron pyetjet e përgjigjura gabimisht.






