Shkup, 19.11.2025 – Nën organizim të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele më 18 nëntor 2025 në hapsirat e AShMA-së u mbajtë punëtori „Interdemokracia“, e cila ishte dedikuar për nxënësit e shkollave të mesme.
Eventi kishte për qëllim nxitjen e një procesi pjesëmarrës midis nxëxësve të shkollave të mesme përmes përdorimit të inteligjencës artificiale gjeneruese, duke u përqendruar në konceptet e Interdemokracisë dhe Urtësisë së Turmave.
Punëtoria u drejtua nga eksperti holandez Onno Hansen-Staszyński nga organizata DROG dhe projekti Saufex, i cili në një mënyrë dinamike dhe interaktive i motivoi të ndanin pikëpamjet e tyre mbi aspekte të ndryshme të inteligjencës artificiale.
Në këtë ngjarje, nxënësit patën mundësinë të mësonin rreth zbatimit praktik të inteligjencës artificiale, të mësonin se si mund të kontribuojnë në mënyrë aktive në shoqëri përmes teknologjive të reja dhe të përdorin inteligjencën artificiale gjeneruese për të krijuar një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.






