Shkup, 3 tetor 2019 – Sot u mbajtë takim me anëtarët e rrjetiti të arsimimit mediatik, ku mes tjerash u votua edhe për anëtarë të grupit kordinativ të rrjetit dhe u diskutua për programën e ditëve të arsimimit mediatik 2019.
Në takim u bë edhe prezantimi i përbërjes së anëtarëve të tri grupeve punuese në rrjet – arsimim formal dhe joformal, Hulumtime, Promovimi i rrjetit dhe tërheqja e anëtarëve të rinj. Grupet punuese, deri më 10 tetor 2019 duhet të zgjedhin kordinatorë në kuadër të grupeve, si dhe të definojnë aktivitete të cilat mund ti realizojnë.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të votojnë në mënyrë anonime si për anëtarët e Grupit të Koordinimit të Rrjetit, ashtu edhe për Koordinatorin e Rrjetit. Rezultatet e votimit do të shpallen në 15 nëntor gjatë ditëve të arsimimit mediatik 2019.
Në takim u diskutua edhe për aktivitetet që do të zbatohen brenda Ditëve të arsimimit mediatik, dhe u prezantua logoja e re e Rrjetit të arsimimit mediatik.