Komisioni për ankesa pranë Këshillit të Etikës në Media të Maqedonisë, më 27 tetor 2023, në kuadër të Ditëve të Arsimimit mediatik, do të mbajë seancë publike ku do të shqyrtohen ankesat e pranuara nga qytetarët dhe organizatat.
Studentët nga disa universitete, të cilët janë ftuar të marrin pjesë në seancë, do të inkurajohen të përfshihen në diskutim dhe në njohjen e shkeljeve të mundshme të Kodit të Gazetarëve të Maqedonisë dhe Udhëzimeve për Raportim Etik të Mediave Online, në përmbajtjet e mediave për të cilën janë paraqitur ankesa.
Qëllimi i seancës publike është të mundësojë transparencën e procesit të marrjes së vendimeve dhe opinioneve në Komisionin e Apelit pranë KEMM, por edhe t’u mundësojë të rinjve të njohin standardet e raportimit profesional dhe etik, gjë që do të përmirësojë ndjeshëm aftësitë e tyre të arsimimit mediatik.
Seanca e Komisionit për ankesa në KEMM do të mbahet në hapësirat e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në katin e 2-të, me fillim prej ora 11, dhe të njejtën mund ta ndiqni në YouTube në kanalin e ASHMA-së e qasur në këtë link