Në kuadër të Ditëve të Arsimimit Mediatik 2023, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audioviziuele për punonjësit e saj do të mbajë punëtorinë “Nga radiodifuzioni në internet – rruga drejt rregullimit modern të mediave”
Punëtorinë do të mbaje nga Dr. Majke Isenberg nga rregullatori i medias të Rajna-Vestfalija e Veriut, e cila do të ndajë njohuritë dhe përvojat në këtë fushë të fituara nga procesi që kanë kaluar tashmë.
Ndër të tjera, në punëtori do të flitet për vlerat bazë të rregullimit të medias në botën digjjitale (p.sh. neutraliteti i shtetit, mbrojtja e të miturve dhe përdoruesve, dinjiteti njerëzor, pluralizmi i medias), rimendimi i mënyrës së të menduarit si rregullator : trajtimi i fjalëve të urrejtjes dhe dezinformimit në hapësirën digjitale, pyetjet në lidhje me regjistrimin (për shërbime sipas kërkesës – persona juridikë dhe influencues) ose licencim (për shërbime lineare), detyrime për shërbime sipas kërkesës dhe atyre lineare, etj.