Televizioni maqedonas, në vazhdimësi, jep kontributin e tij në promovimin e arsimimit mediatik tek fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit. Në kuadër të DAM 2022, nga 25.10. deri më 01.11. do të transmetohen emisionet edukative:
– seriali MAGJISTAR DHE SHGJERËSJA
(koha kryesore, çdo ditë pune në orën 11:15),
– seriali RINIA PËR TË RINJTË
(të martën dhe të mërkurën në orën 12:00),
– programi i shkollës së kontaktit ZVON
(çdo ditë pune në orën 10.30)
– seriali MEDIATEKA
(çdo ditë pune dhe të shtunë ora 12:20).
Përveç tyre, do të mund të ndiqni debatin në kuadër të emisionit OBJEKTIV (20.50) në datë 27.10. me temën “Arsimimi mediatik tek personat me aftësi të kufizuara”.
Bashkëbisedues të redaktores së emisionit Marija Basheska Stojanovska janë:
– Emilia Petreska Kamenjarova – ndihmës udhëheqese e Sektorit për Çështje Programore në ASHMA,
– Elena Koçoska – përfaqësuese e Lëvizjes kundër Handikap “Polio Plus” dhe
– Susana Stojanovska – nënë e fëmijës me aftësi të kufizuara dhe kujdestare e fëmijës me aftësi të kufizuara