Në dy muajt e ardhëm “Europe House” Shkup , të gjithë e vizitorët e interesuar do mund ta shikojnë ekspoziten multimediale ” Dhoma prej xhami : “Bota digjitale , kurth për të dhënat personale “.
Ekspozita përbëhet nga postera të ilustruar dhe video animacione , të dizajnuara dhe të përgatitura nga Taktikal Tek (Tactical Tech), Organizatë Joqeveritare Ndërkombëtre me seli në Berlin,i cili në mënyrë piktoreske çfarë janë llojet e të dhënave I lejmë prapra nesh kur secilën ditë prdorim internet.
Në hapje të ekspozitës, Ambasadori David Gir, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian, theksoi se është shumë e rëndësishme që përdoruesit të jenë të vetëdijshëm se si i ndajnë të dhënat e tyre online dhe gjatë përdorimit të pajisjeve digjitale. “Mesazhi nuk është se ne nuk duhet të përdorim pajisjet digjitale, por si të jemi të vetëdijshëm se duhet t’i përdorim ato më me mençuri”, theksoi ambasadori Gir.
Ueb faqet, aplikacionet, mediat sociale dhe pajisjet “inteligjente” po përpiqen vazhdimisht për të njëjtin qëllim – t’u ofrojnë kompanive të IT miliarda të dhëna. Jo çdo të dhënë, por të dhënat tona. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme që përdoruesit e internetit të dinë se çfarë po ndodh në të vërtetë prapa skenave – në botën dixhitale dhe pse është e rëndësishme të merrni kontrollin e jetës tuaj në internet.
Vizitorët në ekspozitë do të jenë në gjendje të zbulojnë pse numrat tanë të telefonit nuk janë vetëm tanët, sa kushtojnë aplikacionet “falas”, si na profilizojnë, çfarë mund të mësojnë rreth nesh përmes zakoneve tona të përdorimit të përditshëm dhe si funksionon industria e të dhënave.
Ekspozita është organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Instituti Maqedonas për Media.