Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me pubikun, prodhoi pesë video edukative në të cilat përpunohen segmente të ndryshme të arsimimit mediatik. Si personazh kryesor është zgjedhur youtube-istja e re Izabela Pan (Izabela Jakimovska), e cila në rolin e Medianas, në mënyrë simpatike i prezanton konceptet themelore të arsimimit mediati; këshillon se si të sillemi me përgjegjësi ndaj sferës online, si të zbulohen lajmet e rrejshme, çka është lajm (gazetaresk), dhe gjithsesi – si mund të përdoren mediumet për të bërë ndryshim pozitiv të shoqërisë. Videot janë të dedikuara kryesisht për popullësin e re, por janë interesante edhe për të tjerët, sepse janë të dedikuara për ngritjen e vetëdijës lidhur me çështje me interes publik.
Videot janë të përpunuara në kuadër të projektit “Koalicioni për arsimim mediatik” që realizohet nga Shkolla e lartë në bashkëpunim me Institutin për dallime në mediume nga Londra si dhe gazetën “Nova Makedonija”, me përkrahje të Bashkimit Evropian.
Bëhet fjalë për këto video: