Si do të duken mediat, gazetaria dhe informimi në vitin 2050? Çfarë roli do të kenë inteligjenca artificiale, Arsimimi Mediatik dhe qytetarët në formësimin e hapësirës së ardhshme informative?
Këto pyetje ishin në fokus të ligjëratës së Aleksandra Temenugovës nga Instituti i Studimeve të Komunikimit (IKS), e cila më 29 tetor mori pjesë në serinë e katërt globale të ligjëratave të Katedrave të UNESCO-s, me temë „Bota në vitin 2050 – Formësimi i së ardhmes“ (The World in 2050 – Designing Futures).
Seria organizohet nga Katedra e UNESCO-s pranë Eurac Research në Bolzano të Italisë, në bashkëpunim me Universitetin Katolik të Eichstätt-Ingolstadt në Gjermani dhe UNESCO-n në Paris. Në të marrin pjesë 19 Katedra të UNESCO-s nga 13 vende, përfshirë edhe IKS-në, si bartëse e Katedrës së UNESCO-s për shkrim-leximin për të ardhmen dhe Arsimimin Mediatik dhe informativ.
Temenugova u ndal te transformimet e mundshme të mediave dhe mjedisit informativ gjatë dy dekadave e gjysmë të ardhshme. Në ligjëratë u diskutua edhe për ndikimin e inteligjencës artificiale, dezinformimin, besimin në informacione dhe gazetari, si dhe rëndësinë e edukimit mediatik dhe shkrim-leximit për të ardhmen në formësimin e së ardhmes së dëshiruar.
Me këtë ligjëratë, por edhe me aktivitete të tjera, IKS-ja iu bashkua Ditëve të Arsimimit Mediatik, të organizuara nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), duke kontribuar në diskutimin për të ardhmen e mediave dhe kompetencat që do t’u nevojiten qytetarëve.






