Në kuadër të Ditëve të Arsimimit Mediatik, më 3 nëntor, Instituti i Studimeve të Komunikimit (IKS) organizoi aktivitetin me temë: „Të rinjtë, fushatat e dezinformimit dhe SMMSI-ja“.
Aktiviteti u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sallën „Boris Trajkovski“, ku nxënës nga shtatë shkolla të Shkupit, Prilepit, Vallandovës, Velesit dhe Likovës diskutuan me deputetët për dezinformimin me të cilin përballen, informacionet që ndjekin dhe ndikimin që kanë tek ata influencuesit.
A i përgatit shkolla të rinjtë për t’u përballur me këto sfida? Çfarë u mungon dhe çfarë do të ndryshonin? Përvojat dhe propozimet e tyre ishin në fokus të debatit me temë: „Çfarë shikon, kujt i beson? – Të rinjtë, informacionet dhe fushatat e dezinformimit“.
Aktiviteti u organizua nga IKS-ja, në bashkëpunim me Institutin Parlamentar dhe Klubin për Çështje dhe Politika Rinore, në kuadër të projektit „KOMPAS“, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e British Embassy Skopje.






