“Në emrin tonë” – është serial televiziv kushtuar arsimimit mediatik që është realizuar nga Shoqata për kulturë mediatike dhe komunikuese dhe të drejta civile “Reformator” e që emetohet në Lajmet e orës 20:00 në TV 24 Vesti, përgjatë gjashtë të shtuneve, duke filluar nga 25 nëntori 2017.
Qëllimi i projektit është që qytetarët të njihen me procesin e krijimit të përmbajtjeve mediatike për t’u nxitur që me kritikë të përcjellin përmbajtjet që i plasojnë mediumet dhe në mënyrë aktive të kyçen në krijimin e tyre me ç’rast do të kenë rolin e kontrolluesit të mediumeve. Ekspertë të komunikimit, profesorë, aktivistë civil dhe personalitete publike, flasin për parimet që duhet të respektihen gjatë informimit të opinionit lidhur me temat si gjuha e urrejtjes, mbrojtja e të dhënave personale, shkelja e të drejtës për privaci, interesi publik kundrejt interesit të publikut – vënia e mediumeve në tabloide – mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të miturve në internet dhe çka është arsimimi mediatik.
Reformatori e realizoi këtë serial me fitimin e një granti përmes projektit “Arsimimi mediatik në erën e vrullit të informatave: Koalicioni për arsimim mediatik”, që e zbaton Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publik në bashkëpunim me Institutin e dallimeve në mediume nga Lonfra dhe gazeta “Nova Makedonija” me përkrahje financiare të Bashkimit Evropian.
Epizodet e emetuara deri më tani mund të merren në :