Në kuadër të projektit “Temë për dilemë”, si pjesë e projektit “Përmes të menduarit kritik deri te qytetarë me aftësi mediatike – KriTink”, nga data 5 deri më 9 nëntor 2018, për herë të parë me një numër të madh aktivititetesh në Manastir, u shënua java e arsimimit mediatik. Theksi i veçantë ishte te projkti i realizuar nga shoqata Ganimed nga Manastiri së bashku me partnerin mediatik TV 21, ishte te liria e mediumeve, liria e të shprehurit dhe aftësia mediatike si mendim kritik tek të rinjtë.
Projekti filloi me punëtori për nxënësit e shkollave të mesme, duke vazhduar me një garë, kurse gjatë javës mediatike u shpall konkurs në temë “Arsimimi mediatik dhe të menduarit kritik”, në dy kategori: poster me slloganin më të mirë dhe posteri me citatin më të mirë.