Më 20 nëntor Në Zherovjan, u zhvillua diçka më shumë sesa thjesht një puntori, fshati Zherovjan po “gumëzhinte” nga idetë, tregime dhe energji kreative. Në shkollën fillore “Lirija” u mblodhën kriues lokal, aktivist, mësues, doktorë, profesorë dhe banorë me një qellim: të tregojnë për sfidat dhe krenarit e tyre të cilët pastaj do të jenë “mishi” për tregime mediatike që do të tregojnë bashkëjetesën, tolerancën dhe barazinë gjinore përmes syve të vetë njerëzve të komunitetit. Punëtoria, e organizuar nga Platforma Ballë për Ballë, së bashku me organizatën lokale Nisma, Shkollën Fillore Lirija dhe Bashkësinë Lokale Zherovjan, tregoi se sa e rëndësishme është të dëgjosh zërat e komuniteteve të vogla, veçanërisht kur ato janë ato që sjellin historitë më autentike dhe të fuqishme.
Zherovjani: një vend ku sporti, arti dhe shija e akullores ndërtojnë ura lidhëse midis njerëzve
Pjesëmarrësit hapën derën për më shumë tema lokale që premtojnë histori të forta dhe frymëzuese mediatike.
Klubi i Volejbollit “Lirija” – 54 vjet sport për bashkëjetesë
I themeluar në vitin 1970, klubi Lirija është një simbol sportiv i fshatit dhe një shembull i vërtetë i bashkëpunimit shumëetnik. Lojtarët vijnë nga komunitete të ndryshme dhe nga e gjithë vendi, dhe turma e përzier, kur brohoret, brohoret si një e tërë. Këtu, sporti nuk është thjesht një lojë, por një mënyrë për t’u lidhur, pranuar dhe krijuar miqësi të qëndrueshme.
Pastiçeria Saranda – skenë verore e tolerancës dhe kulturës së akullores
Akullorja e bërë në shtëpi, e përgatitur sipas një recete të vjetër, e ka tejkaluar prej kohësh rolin e një ëmbëlsire verore. “Saranda” është një vend ku komuniteti “përzihet” si dhe shijet: të rinj, të moshuar, burra, gra, banorë dhe mysafirë nga e gjithë vendi. Dyqani i ëmbëlsirave është bërë një pikë kulturore ku njerëzit lidhen përmes gastronomisë – provë se ndonjëherë një filxhan akullore mund të bëjë më shumë për bashkëjetesën sesa politika e madhe.
Besarta Murtezani – një zë i shkëlqyer operistik nga një fshat i vogël
Artet në Zherovjan kanë gjithashtu heroin e tyre, ose më saktë, heroinën. Këngëtarja e operës Besarta Murtezani, e cila ka performuar përkrah sopranos së klasit botëror Ermonela Yaho, është një dëshmi e faktit se talenti nuk njeh kufij. Historia e saj i frymëzon të rinjtë se edhe vendet më të vogla mund të prodhojnë artistë të mëdhenj, nëse ushqejmë pasion dhe mbështetje.
Kur dritaret prishen, ndërsa pikpagesat shtohen – sfidat e vërteta të fshatit
Edhe pse Zherovjani ka shumë histori pozitive, pjesëmarrësit ngritën edhe temën e izolimit. Pa automjetin e tyre dhe pa një rrugë të mirëfilltë lokale, ata janë të izoluar nga fshatrat dhe qytetet përreth. Me automjetin e tyre, ata paguajnë tre taksa për disa kilometra.
– Dritarja ime është prishur nga pikpagesa – bëri shaka një nga pjesëmarrëset.
Por pas kësaj shakaje, fshihet një problem serioz: transporti është sfida më e madhe, veçanërisht për gratë nga fshati dhe zonat përreth. Kjo çështje hapi një diskutim rreth asaj se sa shumë ndikon infrastruktura në përfshirje, lëvizshmëri dhe barazi.
Nga punëtoria në histori të vërteta mediatike
Të gjitha idetë, dëshmitë dhe rrëfimet e mbledhura do të përkthehen në histori të reja, autentike të publikuara në platformën “Ballë për ballë”. Qëllimi është t’u jepet zë heronjve vendas, historive që janë nxitës të bashkëjetesës dhe tolerancës, dhe që shpesh mbeten “të padukshme”. Në të njëjtën kohë, të tregohet se jeta jashtë qyteteve të mëdha është plot me thesare që ia vlen të ndahen.
Punëtoria në Zherovjan është vetëm fillimi. Ka histori të reja, zëra të rinj dhe heronj të rinj vendas që ende nuk kanë shkëlqyer.
Eventi ishte pjesë e programit zyrtar të Дditëve të Arsimimit Mediatike 2025 (17-25.11.2025), e cila mbart temën: “Përdorimi i të menduarit kritik për të trajtuar dezinformimin nga vendi dhe bota”.






