Shkup, 28 tetor 2024 – Nën moton „Vetëdija juaj është filtri më i rëndësishëm“, duke filluar nga sot e deri më 4 nëntor, në organizimin e Rrjetit për arsimim mediatik, për të gjashtën herë do të mbahen Ditët e arsimimit mediatik 2024. Pesëmbëdhjetë anëtare të Rrjetit dhe mbështetësit e tyre do të organizojnë 22 evente (aktivitete) në lokacione të ndryshme në të gjithë vendin dhe disa prej tyre do të mbahen dhe online. Në këtë mënyrë vendi ynë i bashkohet Javës Globale të arsimimit dhe informimit mediatik të UNESCO.
Në konferencën e sotme „Politikat për arsimimin mediatik në epokën e inteligjencës artificiale“, drejtori i ASHMA-së dr. Zoran Trajçevski, theksoi se „Ditët e arsimimit mediatik është ngjarja më e rëndësishme kombëtare për mobilizimin e qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve arsimore, mediat dhe institucionet shtetërore, si dhe për rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për rëndësinë e arsimimit mediatik. Fokusi këtë vit është tek inteligjenca artificiale, e cila tashmë është aq e pranishme, dhe mendojmë se duhet në mënyrë të pashmangshme pak më thellë të diskutojmë për këtë“.
Кonferenca përfshinte tre panele, nga të cilat në panelin e parë u mbajt punëtoria „Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e autorit“, me dr.Hanes Henke, ekspert nga RF Gjermane, angazhuar përmes projektit Tvining „Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Shërbimit publik radiodifuziv“. Paneli i dytë, organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut u diskutua për temën „Etika në përdorimin e inteligjencës artificiale“, ndërsa paneli i fundit „Politika për zhvillimin e vetëdijes për rreziqet e dezinformimit“ organizuar nga Instituti i kërkimeve për zhvillimin social RESIS, u prezantuan gjetjet krahasuese nga Monitorimi i pluralizmit mediatik në epokën digjitale (МPМ 2024), mbi treguesit e arsimimit mediatik dhe mbrojtjes nga dezinformata.
Për nevojat e Ditëve të arsimimit mediatik 2024 janë realizuar video dhe audio spot në gjuhën maqedonase, shqip dhe anglisht. Spotet tashmë janë duke u transmetuar në media me qëllim për të informuar një numër më të madh të qytetarëve për aktivitetet e arsimimit mediatik.
Më shumë informacione për aktivitetet që do të mbahen drejtpërdrejt ose online dhe për përmbajtjet mediatike që do të shfaqen në kuadër të Ditëve, mund të gjeni në ueb-faqet mediumskapismenost.mk dhe avmu.mk dhe në Facebook, Instagram dhe në kanalin Youtube të Rrjetit për arsimim mediatik.