Më 28 tetor, në kuadër të Ditëve të Arsimimit Mediatik, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë organizoi një ngjarje kushtuar mediave, arsimit dhe të rinjve në epokën digjitale.
Ngjarja shënoi një hap të rëndësishëm për edukimin mediatik në Maqedoninë e Veriut – prezantimin e programit të lëndës zgjedhore “Arsimimi mediatik” dhe të doracakut për mësimdhënësit e arsimit të mesëm!
Për herë të parë, edukimi mediatik merr një formë konkrete në arsimin e mesëm të përgjithshëm, përmes një programi dhe një materiali praktik që do t’u ndihmojnë mësimdhënësve ta bëjnë këtë temë më të afërt dhe më të kuptueshme për nxënësit.
Shkëmbimi i përvojave dhe këndvështrimeve në konferencën “Arsimimi mediatik: Mediat, arsimi dhe të rinjtë në epokën digjitale” konfirmoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për krijimin e mundësive arsimore, përmes të cilave të rinjtë do të zhvillojnë të menduarit kritik, do të marrin vendime të informuara dhe do të jenë pjesëmarrës aktivë në proceset demokratike.
Ngjarja u organizua në kuadër të Laboratorit Rinor për Politika të Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Youth Policy Lab), një iniciativë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.






