Të premten, më 15 nëntor 2024, me fillim në ora 12:00, u mbajt online Takimi Vjetor i Rrjetit të Arsimimit Mediatik për vitin 2024, si aktiviteti i fundit i Ditëve të Arsimimit Mediatik 2024. Në takim morën pjesë Aleksandra Temenugova (ISK), Maja Ravanska (Ballë për ballë), Dejan Dokuzovski (IREKS), Snezhana Trpevska (RESIS), Vesna Nikodinoska (IMM), Biljana Nasteska – Kalanoska (SHGM), Marina Tuneva, Filip Stojanovski (Metamorfozis), Slavica Atanasovska (Komiteti i Helsinkit), Aneta Andonova (TVM), Sasho Bogdanovski (ASHMA), Viktor Stojanov (ASHMA), Marina Trajkova (ASHMA) dhe Emilija Petreska – Kamenjarova (ASHMA).
Takimi i cili u drejtua nga koordinatorja e Rrjetit, Emilija Petreska – Kamenjarova, kishte këtë Rend dite:
- Përfundimi i kandidaturës për anëtarë të Grupit Koordinues dhe koordinator(e) të Rrjetit;
- Përzgjedhja e anëtarëve të Grupit Koordinues dhe koordinator(e) të Rrjetit;
- Si kaloi viti – informacion nga koordinatorja dhe anëtarët e tjerë;
4 Interesim nga organizata të huaja për anëtarësim në Rrjet;
- Të ndryshme.
Fillimisht u shpallën kandidatët për anëtarë të Grupit Koordinues dhe koordinator(e) të Rrjetit. Si kandidate para takimit u paraqitën Emilija Petreska – Kamenjarova (ASHMA), Maja Ravanska (Ballë për Ballë), Aleksandra Temenugova (ISK), Jasna Ercegoviq (Qendra Burimore), ndërsa në takim lista u plotësua dhe për një kandidate Vesna Nikodinoska (IMM). Koordinatorja e Rrjetit theksoi se në këtë takim do të bëhet zgjedhja e koordinatorit të Rrjetit si dhe të anëtarëve të Grupit Koordinues, pasi që të gjithëve u ka skaduar mandati prej 2 ose 3 vitesh. Është hapur diskutim nëse Rrjeti duhet të vazhdojë me mandat të shkallëzuar të anëtarëve apo të kalohet në mandat me të njëjtën kohëzgjatje për të gjithë anëtarët, si dhe nëse duhet të diskutohet se çfarë kualifikimesh duhet të kenë anëtarët e Grupit Koordinues.
Vesna Nikodinoska theksoi se është mirë të bëhet rotacion dhe ndryshim i personave që janë pjesë e Grupit Koordinues, pasi dallimi në mandat mundëson që grupi të ketë kontinuitet në punën e tij dhe të mund t’i bashkohen njerëz të rinj. Propozimi i saj ishte që kohëzgjatja e mandatit të mbahet si tani. Aleksandra Temenugova po ashtu u inkuadrua në diskutim me qëndrimin se paraqitet për të qenë anëtare e Grupit Koordinues me mandat 2 vjeçar, ashtu si Vesna Nikodinoska. Nga diskutimi rezultoi se 3 kandidatet e mbetura, Emilija Petreska – Kamenjarova, Maja Ravanska dhe Jasna Ercegoviq kandidohen për anëtare me mandat 3-vjeçar.
Para se të kalohet në pikën e dytë të rendit të ditës, votim, koordinatorja e Rrjetit hapi pyetjen për atë nëse përfaqësuesit e pranishëm në Rrjet konsiderojnë se tetë anëtarë mjaftojnë për zgjedhjen e Grupit Koordinues dhe nëse është e nevojshme për më shumë reprezentim duke pasur parasysh se Rrjeti numëron gjithsej 86 anëtarë. Për këtë e morri fjalën Marina Tuneva, e cila theksoi se përzgjedhja duhet të bëhet nga anëtarët aktivë të Rrjetit, sepse ka pasur disa tentativa për përfshirjen e anëtarëve të tjerë, por dalja është zakonisht e vogël. Pas kësaj është kaluar në votim, me propozim të Snezhana Trpevskës është realizuar për të gjithë anëtarët njëherësh. Me aklamacion u zgjodhën pesë anëtaret e Grupit Koordinues dhe u rizgjodh kandidatja e vetme për koordinatore e Rrjetit Emilija Petreska-Kamenjarova.
Pas votimit, u kalua në diskutim se si kaloi viti nga aspekti i lajmeve dhe aktiviteteve të Rrjetit. Emilija Petreska – Kamenjarova ndau qëndrim se – fakti që Rrjeti Maqedonas u anëtarësua në rrjetin ndërkombëtar Media and Learning Association (M&LA) me ftesë të Asociacionit, është dëshmi e mjaftueshme se Rrjeti ynë tashmë është i njohur ndërkombëtarisht. Në dy raste deri më tani, M&LA është paraqitur për mbështetje nga Rrjeti Maqedonas: një herë që Asociacioni të konkurojë për projekt të financuar nga BE, dhe herën e dytë, përmes M&LA, Observatori Evropian për media digjitale (EDMO) është paraqitur për mbështetjen e Udhëzimeve të tyre për vlerësimin e projekteve në fushën e arsimimit mediatik. Në të dyja rastet, Rrjeti ofroi mbështetje. Nëpërmjet këtyre organizatave u shpërnda edhe hulumtimi i bërë nga anëtarët e Rrjetit dhe u shpërnda teksti i cili u publikua në edicionin e tetorit të revistës online M&LA.
Fjalën e mori Alekandra Temenugova, e cila tha se përmes Rrjetit dhe falë ASHMA-së është realizuar kontakt me M&LA për bashkëpunim në lidhje me aktivitetet e ISK-së për vendosjen e arsimimit mediatik në arsimin e lartë. Në edicionin e janarit të kësaj organizate do të theksohet se çfarë po bën ISK me projektin Të rinjtë mendojnë, ndërsa në fund të shkurtit/fillim të marsit, përfaqësues të Media and Learning Association do të jenë mysafirë në simpoziumin të cilin ISK organizon çdo vit.
Emilija Petreska – Kamenjarova u bëri thirrje anëtarëve të tjerë të pranishëm të Rrjetit që janë të pranishëm në takim që të ndajnë përvojat dhe përshtypjet e tyre për edicionin e sivjetshëm të Ditëve të arsimimit mediatik 2024. Biljana Nasteska – Kalanoska nga SHGM ndau se janë vërtet të kënaqur nga e gjithë përkrahja dhe bashkëpunimi me ASHMA dhe se eventi i sivjetshëm i organizuar nga SHGM në kuadër të DAM 2024 shkoi edhe më mirë se vitin e kaluar me frekuentim dhe mbulim më të madh mediatik. Nga vetë eventi u realizuan edhe video të shkurtra, të cilat patën reagim të mirë në rrjetet sociale ku u shpërndanë. Aneta Andonova nga TVM ndau se përshtypja e saj është se puna e Rrjetit fiton më shumë shikueshmëri me Ditët e arsimimit mediatik.
Maja Ravanska mori fjalën dhe ndau informacionin se eventi që u organizua Ballë për Ballë dhe GRIT në Probishtip shkoi mirë dhe falënderoi ASHMA dhe Sasho Bogdanovskin i cili ishte mysafir në këtë event për kontributin, duke theksuar se tani edhe shkollat e tjera në Probishtip dhe Zletovë kanë shprehur interesim për më shumë aktivitete të tilla për nxënësit në shkollat fillore.
Emilija Petreska – Kamenjarova hapi edhe temën për organizim të DAM 2025, sepse vitin e ardhshëm planifikohen zgjedhjet lokale, të cilat përkojnë me periudhën kur organizohen Ditët e arsimimit mediatik. Është bërë propozimi DAM 2025 të organizohen më vonë vitin e ardhshëm, në mënyrë që të mos përkojnë me fushatën zgjedhore. Anëtarët e tjerë të pranishëm të AM-së e pranuan propozimin e koordinatores.
Koordinatorja u bëri thirrje të pranishmëve të japin propozime për aktivitete të reja të Rrjetit dhe se në mënyrë më aktive të shkëmbehen informacione në kuadër të mejlin grupit të Rrjetit. Biljana Nasteska – Kalanoska ndau mendimin e saj për revistat online që shkëmbehen dhe dha propozim që informacionet të ndahen me video të shkurtra, postime në rrjetet sociale. Snezhana Trpevska diskutoi se si të rritet aktiviteti i Rrjetit, dhe mendon se duhet të ftohen dhe anëtarët e tjerë të Rrjetit të ndajnë informacione plotësuese për aktivitetet e tyre lidhur me arsimimin mediatik. Propozimi i saj ishte që newsletter të përpiqemi të ndajmë një herë në muaj ose çdo tremujor.
Viktor Stojanov propozoi që Rrjeti të hapë profilin e tij në LinkedIn, në mënyrë që informacioni rreth aktiviteteve të Rrjetit të Literacy Media mund të ndahet atje.
Marina Tuneva u përfshi me propozim për iniciativa të përbashkëta me Rrjetet e tjera dhe organizatave në vend, për shembull me Rrjetin kundër gjuhës së urrejtjes në media.
Pas kësaj, u kalua në pikën tjetër të rendit të ditës, e cila u nda nga koordinatorja se organizata ndërkombëtare International IDEA, e cila aktualisht është duke punuar në projektin për luftën kundër ndërhyrjeve të huaja dhe manipulimit të informacionit veçanërisht gjatë zgjedhjeve, e cila zbatohet dhe në vendin tonë, ajo u interesua për punën e ASHMA-së dhe çfarë mund të jetë temë për bashkëpunim. Kjo organizatë ka shfaqur interes për t’u bërë anëtare e Rrjetit. Kjo çështje u diskutua nga të gjithë të pranishmit, të cilët konkluduan se nuk ka pengesë formale për pjesëmarrje të organizate të huaj në Rrjet, por duhet të përcaktohen kritere të caktuara se kush mund të anëtarësohet në të. Shkëmbimi i informacionit më të rëndësishëm ndoshta duhet të jetë në gjuhën maqedonase dhe angleze, por kjo çështje mbetet e hapur për shqyrtim të mëtejshëm.