Dhe këtë vit radio universitare UKLO FM – Manastir, radio e Universitetit, Sh. Kliment Ohridski” – Manastir, përgatiti një edicion special të programit në radio për fëmijë dhe të rinj, “Na dëgjoni! me Noella” kushtuar Arsimimit mediatik.
Kësaj radhe prezantuesja Noela Neçkoska, nxënëse e klasës së tetë në SHF “Elpida Karamandi” – Manastir, në epsodin e 49-të të emisionit hulumtoi dhe foli me temën Çdo lajm në test!
Përkatësisht, Fakulteti Pedagogjik – Manastir, njësi e UKLO-së, me mbështetjen e USAID, IKS dhe IREX-it, ka nxjerrë Manualin e parë të Arsimim mediatik me titull “Çdo lajm në test!”, të punuar nga stafi dhe studentët e UKLO-së në kuadër të të projektit për Arsimim mediatik “Të rinjtë mendojnë”. Në këtë edicion special të “Na dëgjoni!” me Noela” janë përpunuar dhe përdoren referencat pikërisht nga ai Manual. Kjo kap një qasje dhe perceptim rinor, të mbështetur nga cilësia akademike dhe në kontekstin real të jetesës së sotme në internet dhe botën si një fshat global.
Emisioni është i qasur në linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=qMEGvP8vTWY&list=PLuGD39XFPX9G52BBGRrTy_3uPvtlrvTNp