Më 21 nëntor, Instituti për Studime të Komunikimit organizoi debatin “Të rinjtë në fokus: Ndërhyrja e huaj dhe manipulimi i informacionit” i dedikuar për studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Në takim u diskutua se si ndikimi i huaj, hapësira e parregulluar online, profilet anonime dhe burimet e paverifikuara formësojnë perceptimin publik tek të rinjtë dhe pse përdorimi i sigurt i internetit është i rëndësishëm.
Në aktivitet folën Prof. Dr. Enver Abdulahu, Sasho Bogdanovski nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AShMA) dhe Sevdali Selmani nga Qendra Kombëtare e Reagimit ndaj Incidenteve Kompjuterike (MKD-CIRT), të cilët trajtuan dezinformimin dhe ndikimin e huaj, rregullimin e medias dhe sfidat e hapësirës së parregulluar online, si dhe sigurinë kibernetike dhe këshillat praktike për të rinjtë.
Eventi ishte pjesë e Ditëve të Arsimimit Mediatik 2025, të organizuara tradicionalisht nga Rrjeti i Arsimit Mediatik.






