Shkup, 21 nëntor 2025 – Në kuadër të Ditëve të Arsimimit Mediatik, të organizuara nga Instituti Maqedonas i Medias dhe Këshilli i Etikës në Media i Maqedonisë, sot me fillim prej ora 11:00 do të mbahet panel diskutim me temë “Inteligjenca Artificiale në Redaksitë: Sfidat për Vetërregullimin dhe Kompetencën Mediatike”.
Eventi i kushtohet zbatimit të inteligjencës artificiale në redaksi, si dhe sfidave për vetërregullimin dhe njohuritë mediatike që rrjedhin nga përdorimi i saj.
Në fund të ngjarjes, do të mbahet një seancë e hapur e Këshillit të Etikës së Medias në Maqedoni.






