Shkup 18.11.2025 – Më 19 nëntor, në kuadër të Ditëve të Arsimimit Mediatik 2025, të organizuara nga Fondacioni Metamorfozis, do të mbahet promovimi i raportit “Mundësuesit dhe Nxitësit e Ndërhyrjes së Huaj dhe Manipulimit të Informacionit gjatë Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut”.
Në këtë aktivitet, disa institucione dhe organizata do të diskutojnë gjithashtu çështjen nëse manipulimi i informacionit nga jashtë dhe ndërhyrja në zgjedhjet në vend mund të parandalohet.
Eventi do të mbahet në H. Holidej In, duke filluar nga ora 10:00.






