Shkup, 17 nëntor 2025 – Më 18 nëntor, në kuadër të Ditëve të Arsimimit Mediatik 2025, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele organizon punëtori të titulluar “Master Evropian në përballjen me Dezinformata”, në të cilën do të flasë eksperti holandez Onno Hansen-Staszyński (nga organizata DROG dhe projekti Saufex).
Qëllimi ipunëtorisë është të mbështesë profesionistët në përballimin e sfidave të krijuara nga natyra gjithnjë në ndryshim e dezinformimit online. Në fund të seminarit do të ketë një prezantim të Kuizit për Arsimimin Mediatik të përgatitur nga ish-Kryetari i Këshillit të Agjencisë, Z. Lazo Petrushevski.
Eventi do të mbahet nga ora 10:00 deri në 13:00, në ambientet e Agjencisë – salla e konferencave në katin e dytë.






