Shkup, 17 nëntor 2025 – Në organizim të Delegacionit të Bashkimit Evropian sot me fillim prej ora 9:00 në Shkup do të mbahet Konferencë për Arsimimin Mediatik BE-Ballkani Perëndimor.
Konferenca është ngjarja kryesore rajonale e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në fushën e njohurive mediatike, dhe këtë vit konferenca në Shkup shënon edhe fillimin e Ditëve të Arsimimit Mediatik, të cilat do të zgjasin nga 17 deri më 24 nëntor 2025.






