Në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele më 31 tetor u mbajtë punëtori me temë “Inteligjenca artificiale: mundësitë dhe rreziqet”. Punëtoria ishte menduar për gazetarë, redaktorë dhe profesionistë të medias.
Verena Schneider dhe Fregor Schmalzried, ekspertë nga Republika Federale e Gjermanisë folën në këtë aktivitet, duke theksuar se inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme me dixhitalizimin në rritje të të gjitha fushave të jetës dhe potenciali i saj ofron mundësi të mëdha dhe sfida të rëndësishme, por gjithashtu hap pyetje të shumta etike. U ndanë edhe shembuj të përdorimit të aplikacionit “ChatGPT” që krijon tekst dhe imazhe shumë të ngjashme me atë që një njeri mund të shkruajë ose pikturojë.
Punëtoria u organizua nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në kuadër të projektit të binjakëzimit “Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Shërbimit Publik” në bashkëpunim me Republikën Federale të Gjermanisë.