Në periudhën nga ora 12:30 deri në ora 14:30 në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele më 31 tetor do të mbahet punëtoria me temë “Inteligjenca Artificiale: Mundësitë dhe Rreziqet”.
Punëtoria është e dedikuar për profesionistët e medias dhe organizohet nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në kuadër të projektit të binjakëzimit “Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Shërbimit Publik” në bashkëpunim me Republikën Federale të Gjermanisë.