“Të drejtat e fëmijëve nuk kanë rënë nga Marsi”, është një lojë e bazuar në ueb në gjuhën maqedonase dhe shqipe, përmes së cilës fëmijët mund, në mënyrë interaktive dhe argëtuese, të njihen me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Loja është porositur nga UNICEF Shkup dhe është zhvilluar në bashkëpunim me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë. Në këtë lojë nenet e Konventës janë shkruar me një gjuhë të kuptueshme për fëmijët dhe shoqërohen me ilustrime vizatimorë. Fëmijët në lojë, duke u identifikuar me personazhe imagjinarë të të huajve, luajnë lojëra në të cilat ujisin lule, gjuajnë balona, luajnë ndjekje dhe vizatojnë grafite. Në këtë mënyrë, ata shprehin krijimtarinë e tyre dhe me secilën detyrë të përfunduar shpërblehen me një të drejtë të re të fëmijës, në formën e një mësimi. Pas përfundimit të të gjitha niveleve, lojtari merr një Certifikatë të Ambasadorit për të Drejtat e Fëmijëve.
Në lojë, ju mund të gjeni materiale dhe video shtesë në lidhje me të drejtat e fëmijës, si dhe një fushë për dërgimin e një ankese tek Avokati i Popullit.
Për të filluar lojën ju vetëm duhet të shkoni në lidhjen